Kuvendi i Kosovës njoftoi se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:30, ndërsa në rend dite do të jetë kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.
Ndryshe, në ora 12:00 në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të raportohet për ndotjen e ajrit në Prishtinë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.
Ndotja e ajrit në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësuese. Ndërkohë që alarmin rreth ndotjes së ambientit e ka dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke u sugjeruar kosovarëve që të dalin në qytet me maska. /tg