-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Indonezia do të vazhdojë ndihmën për muslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Presidenti i Indonezisë, Widodo vizitoi edhe qytetin Cox’s Bazar dhe kampin e refugjatëve Jamtol, ku janë vendosur muslimanët e Arakanit, të cilët kanë ikur nga Mianmari për shkak të persekutimit dhe dhunës

 

XHAKARTË (AA) – Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo gjatë vizitës së tij zyrtare në Bangladesh deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Widodo në Dakka u takua me kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina, dhe theksoi se Indonezia do të vazhdojë me ofrimin e ndihmës për muslimanët e Arakanit, me qëllim të tejkalimit të krizës me të cilën janë ballafaquar këta njerëz.

Ai tha se vendi i tij mbetet pas qëndrimit të shprehur më parë për sa i përket zgjidhjes së krizës së Rohingyave.

Poashtu potencoi nevojën e gjetjes së zgjidhjes paqësore dhe të shpejtë të çështjes së refugjatëve të Arakanit, një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Bangladeshit dhe Mianmarit.

Gjatë vizitës së Widodos u nënshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi në mes Indonezisë dhe Bangladeshit, si në fushën e peshkatarisë, tregtisë, diplomacisë dhe energjisë.

Presidenti i Indonezisë, Widodo vizitoi edhe qytetin Cox’s Bazar dhe kampin e refugjatëve Jamtol, ku janë vendosur muslimanët e Arakanit, të cilët kanë ikur nga Mianmari për shkak të persekutimit dhe dhunës.

Widodo pritet që nesër të udhëtojë në Afganistan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit