-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tregim motivues “Sadakaja e fshehtë në ditën e xhuma”

Më të lexuarat

Tregohet se në ditën e xhuma, xhamia e vjetër Ukash në qytetin Xhide, frekuentohej nga njerëz të shtresave të ndryshme (tregtarë, marangozë, kovaçë dhe zanatçinj të ndryshëm) për të dëgjuar hytben e kësaj dite. Muezini dhe hatibi ishin nga qyteti i Xhides.

Pjesa më e madhe e xhematlinjve ishin banorë të po këtij qyteti. Pas namazit, nga dera e anës jugore, të gjithë dilnin dhe shkonin tek tregu aty afër për të blerë frutat e stinës.

Një xhematli, që kishte me vete edhe të birin e tij, pasi bleu çfarë dëshironte, bëri pagesën dhe filloi t’i mbante çantat e mbushura plot e përplot. Por, aty afër tij kaloi një djalosh i ri nga Xhidja. Në fytyrën e tij vërehej ndrojtje dhe hall.

Djaloshi i tha: “I nderuar, mund t’ju ndihmoj?”

Burri i tha: “Të lutem, merri këto çanta dhe bashkë me birin tim dhe më prisni tek shtëpia ime. Djaloshi dhe i biri arritën tek dera e shtëpisë. Por kur arritën i biri, pa se i ati kishte mbërritur para tij. Për këtë punë, burri i dha djaloshit disa rijalë argjendi. Djaloshi me zë të dridhur i tha: “Allahu t’i mbuloftë të metat!”

Pas drekës, i biri e pyeti babain e tij: “Sot vura re tek ty dy gjëra, u përpoqa t’i shpjegoj ato, por nëse më lejon të të pyes?”

Babai i tha: “Më pyet, o biri im”.

I biri i tha: “Çështja e parë: Bleve frutat me dy rijalë, ato i mbajti një djalosh, të cilit i dhe 10 rijalë.

Çfarë do të thotë kjo?”

Babai i tha: “Ky djalosh vjen nga një familje fisnike, ai përpiqet të punojë për të mbajtur me buke pjesëtarët e familjes së tij, duke punuar në raste dhe festa familjare të ndryshme. Ai, kundrejt kësaj pune që bën, merr pak të holla. Kjo është puna që ky djalosh bën. Ai nuk është i keq dhe as lypsar. Ai e fiton paranë me mundin dhe djersën e tij.

Dhe, kur mu drejtua mua duke më thënë: ‘I nderuar, të të ndihmoj, unë e kuptova dhe e ndieva se ai është nevojtar. Për këtë arsye, e ngarkova me detyrën që çantat me fruta t’i mbante e t’i çonte tek shtëpia jonë.”

I biri i tha: “Por, shuma që i dhe ishte më e madhe nga sa ai meritonte!”

Babai i tha: “Kjo është sadakaja (lëmosha e fshehtë). Nëpërmjet saj ruan dinjitetin e nevojtarit, duke mos e nënçmuar dhe lënduar atë. A më kupton?”

I biri i tha: “Çështja e dytë: Dëgjova që djaloshi të tha: “Allahu t’i mbuloftë të metat dhe gjynahet!”, ndërkohë që sytë e tij u mbushën me lotë. Ndërsa ti mbylle sytë dhe mërmërite diçka, që unë nuk arrita ta dëgjoj.”

Babai i tha: “Unë thashë ‘Amin!’ (O Allah, përgjigju lutjes!). Kurse përsa i takon mbylljes së syve; sadakaja ta mbush zemrën dhe shpirtin me ndenja të bukura. Dëshirova të qëndroja në këtë gjendje, me qëllim që kjo sadaka të jetë për mua mburojë, dritë dhe gëzim në Botën Tjetër! A më kuptove?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit