Shëndeti lihet pas dore për sa kohë e ndiejmë veten të fuqishëm. Por janë disa teste, të cilat nuk duhet të shmangen, sado të shëndetshëm ta dimë veten.
Të pasurit e një shëndeti të mirë është interesi i gjithkujt. Për të ne duhet të tregojmë një kujdes tepër të madh, veçanërisht duke bërë kontrolle të vazhdueshme mjekësore dhe jo vetëm. Në fakt ekzistojnë rreth 9 lloje kontrollesh, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë. Ja çfarë rekomandohet:
1. Pap testi për femrat
Dr.Sunesara shpjegon se nëse e keni në plan të sillni në jetë një fëmijë, duhet patjetër dhe në mënyrë të domosdoshme që paraprakisht të kryeni një kontroll Pap Testi. Megjithatë, ai thekson se çdo femër duhet të bëjë një kontroll të tillë të paktën çdo dy vjet, më shpesh akoma më mirë. Është një kontroll i vlefshëm i cili ndihmon për të parandaluar mjaft sëmundje.
2. Kontrolli i presionit të gjakut
Ky kontroll duhet bërë një herë në 6 muaj. Nëse shikoni që keni probleme gjatë kontrollit, patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun. Nëse vuani nga diabeti, kolesteroli i lartë, problemet me zemrën, atëherë ky kontroll duhet të bëhet më i shpeshtë dhe të jetë nën kontroll.
3. Kontrolli i lëkurës
Kjo mund të bëhet çdo ditë nëpërmjet kujdesit tuaj. Për shembull kur shkoni të bëni dush, ose kur përgatiteni të visheni mund të kontrolloni lëkurën e trupit tuaj për ndonjë nishan të çuditshëm, njolla etj. Nëse vëreni diçka të pazakontë menjëherë duhet të konsultoheni me dermatologun.
4. Kontrolli i kolesterolit
Problemi i kolesterolit është bërë një nga sëmundjet e shpeshta që e vuajnë njerëzit. Kryesisht ata persona të cilët ushqehen keq dhe nuk kanë një regjim ushqimor, konsumojnë fast food, janë më të prirur të kenë një shëndet jo të mirë dhe duhet patjetër të bëjnë një kontroll kolesterolit.
5. Kujdesi i dhëmbëve
Stomatologët shpesh theksojnë që çdo person duhet të bëjë një kontroll te dentisti (stomatologu) çdo 6-12 muaj. Kujdesi ndaj kontrollit oral dhe dhëmbëve ndihmon edhe në eliminimin e parandalimin e shumë sëmundjeve, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin.
6. Kontrolli i mineraleve dhe fortësisë së kockave
Ky kontroll është i detyrueshëm kryesisht te femrat, por jo vetëm. Ato duhet patjetër të kontrollojnë kockat për fortësinë, qëndrueshmërinë etj., për të parandaluar problemet me osteoporozën dhe artritin.
7. Kontrolli i gjirit
Çdo ditë, secila femër duhet të kontrollojë gjinjtë e saj me një prekje të lehtë për të parë nëse ka apo jo diçka të pazakontë. Është mirë të bëhet një kontroll te mjeku një herë në dy vjet për gjirin. Sëmundja e kancerit të gjirit është një nga më të përhapura sot në botë.
8. Test për organin gjenital te meshkujt
Të gjithë meshkujt duhet patjetër të bëjnë një vetëkontroll të organit të tyre, çdo dy javë. Është shumë e thjeshtë shprehet Dr.Sunesara, mjafton dy gishta duke kontrolluar lehtë, nëse ju vëreni diçka të pazakontë te testikujt, ndieni erëra të këqija etj. Nëse vini re diçka menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
9. Kontrolli i syve
Secili prej nesh duhet patjetër që çdo një herë në vit të bëjë një kontroll të syve. Është gjithmonë mirë kur i paraprihet rrezikut të sëmundjeve dhe akoma më mirë kur je i shëndetshëm.