Televizioni turk TRT1, më 30 janar fillon emetimin e serisë për jetën e kryetarit të parë të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Alija Izetbegoviq, transmeton koha.net.
Seria “Alija” i ka gjashtë episode me nga 90 minuta, ndërsa e tregon jetën e Izetbegoviqit që nga lindja, 1944, deri në vdekje në vitin 2003.
Është xhiruar në Sarajevë, Mostar, Konjicë e vende të tjera në Bosnjë e Hercegovinë.
Izetbegoviq e ka udhëhequr popullin boshnjak në luftën kundër sulmeve të Ushtrisë serbe e jugosllave në vitet e 90-ta.
Në kohën ish- Jugosllavisë ai ka vuajtur dënimin me burg për shkak të, siç thuhej në atë kohë, veprimeve nacionaliste.