4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kopja si aeroplan i vërtetë

Më të lexuarat

Mund të duket dhe të tingëllojë si një gjë e vërtetë, por aeroplani “Airbus A380” faktikisht është një model i përpunuar i një aeroplani të madh dhe po funksionon duke përdorur një kontroll të dobët.

Për të parë funksionimin e këtij modeli është xhiruar një video, ngjarja e së cilës ka ndodhur në Gjermani. Kjo video është shfaqur në internet dhe në të shihet ky aeroplan duke fluturuar në qiell.

Ky aeroplan ka krahë me gjatësi prej 5.5m, peshon 68kg dhe është i pajisur me katër turbina motorike.

Ende nuk është e qartë se kush mund të jetë piloti i këtij aeroplani apo kush e ka xhiruar këtë video, por modele të ngjashme përdorin motorë që secili kushton 1.800 dollarë.

Gjatë videos piloti shihet duke nisur këtë aeroplan në një pistë brenda një fushe.

Aeroplani mban logon “Singapore Airlines”, i cili fluturon për pesë minuta mbi një turmë njerëzish që brohorasin para se aeroplani të kthehet në pistë.

Me peshën e tij prej 5.5m, ky model i përpunuar aeroplani është 14 herë më i vogël se sa modeli i vërtetë “Airbus A380”, i cili është një aeroplan i madh.

Modeli i vërtetë “Airbus A380” për herë të parë ka fluturuar në prill të vitit 2005, para se të paraqitet si një shërbim komercial me kompaninë ajrore “Singapore Airlines” në vitin 2007./Titulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit