-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

GAZETA EXPRESS – GAZETARI GOMARESKE

Më të lexuarat

GAZETARI GOMARESKE

I ngulë këmbët si “magari n’lloç”…kështu thuhej në të kaluar për dikë që nuk ndërronte mendje duke këmbëngulur në gabimin e vet. E dikush, sot vendosi t’i konkurojë këtë ‘gomarë’. Kush janë këtë, e kuptoni më poshtë.
Gomarët kanë dy punë: pëllitjen, të cilën e bëjnë sa të munden dhe të ngarkuarit me pesha të rënda. Binduni që edhe ‘zgjedha’ e gazetës “Express” ka këto dy cilësi, pra vetëm pëllitjen dhe ngarkimin me mëkate. Sikur ta dinit se sa po e zhveshni islamin nga petku i ndotuar, që ia keni mveshë vet, do të hynit në at ‘zgjedhën’ tuaj, e do t’ju vijë turp nga vetja juaj. Sepse vetem sa po na ndihmoni edhe më shumë në rrugën tonë të thirrjes së njerëzve në praktikimin e Islamit. Nëse pejgamberët e Allahut nuk kanë qenë rehat në të kaluaren nga të tillë njerëz që nuk duan të shpërndahet e mira, ne nuk presim të kemi rrugën të shtruar me tepih të kuq.
Atyre që i vie më lehtë të flasin se të heshtin dhe mësojnë, le të kryejne misionin për të cilin janë ngarkuar e që në Ditën e Gjykimit do të jenë të penduar, por edhe ne me lejen e Allahut do të çojmë në vend me mundësit tona misionin që kemi mbi supe. Ska dyshim se ai është thirrja e njerëzve në Islam. Ua kujtojmë vetëm një ajet të Kur’anit, ku Allahu thotë: “Ata dëshirojnë që dritën e Allahut ta fikin me gojët e tyre, kurse Allahu e përsosë dritën e Tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë” (Saff, ajeti 8 )

Për ‘Express’-in, mysafirin e “paftuar në dasëm”,

nga: Hoxhë Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit