Kur dëgjoj disa nga liberalët, laikët dhe nacionalistët që sulmojnë ekstremistet më vije për të vjellur, sepse ata falsifikojnë faktet ne menyrë shumë të pist.
Në vend që të vënë dorën mbi rrënjën e sëmundjes, ata e akuzojnë të gjithë fenë islame për të gjitha keqbërjet.
Problemi nuk është në fe, më besoni, por në sistemet e pista politike dhe të inteligjencës në Lindje dhe Perëndim, të cilat nxitën ekstremizmin dhe edukuan ekstremistët për të arritur qëllimet e tyre të ndyta.
Mos harroni se disa vende përqafuan format më ekstreme të fesë, jo sepse feja ishte kështu, por sepse u kërkohej të prodhonin ekstremist dhe xhihadist për të luftuar kundër komunistëve apo të tjerëve.
Me fjalë të tjera, ekstremistët këtu nuk janë myslimanë, por janë mjete për misionet e tyre të ndyta.
Këto modele terroristesh janë kryesisht prodhim i aparateve shtetërore .
Dhe nëse shtetet dëshirojnë të eleminojnë këto modele, nuk do i lejonin ata të shfaqeshin fillimisht dhe nuk do ndihmonin, strehonin dhe financonin ata.
Dijeni se Perëndimi liberal strehon dhe ushqen modelet më të ndyra islamike me pretekstin e të drejtave të njeriut, duke ditur se ligjet perëndimore luftojnë ekstremizmin social dhe fetar të të gjitha llojeve.
Gjithashtu mos harroni se shtetet arrijn të bëjnë fenë që u përshtatet atyre.
Dr Fejsal el-Kasim