Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Xhaminë Namazgjah, ku gurin e parë të themelit e ka vendosur Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
–Ndërtimi i Xhamisë së Madhe“Namazgjah” drejt përfundimit
Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Xhaminë Namazgjah, ku gurin e parë të themelit e vendosi Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogangjatë një vizitë zyrtare në muajin maj të vitit 2015 dhe ku po vazhdon ndërtimi i saj.
Ambasadori u njoh nga afër me punimet e zhvilluara deri më tani nga firma ndërtuese turke.
Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turkedo të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit.
Xhamia ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.
Xhamia e re është drejt fundit dhe mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, 2019 dhe ka një kosto rreth 40 milionë euro.
Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës. E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun.
Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka,gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për mosha të ndryshme.
Radio “Zëri i Turqisë” – TRT në Shqip pas një kohe do të realizojë një reportazh të detajuar me intervista për këtë vepër të madhe shpirtërore, dhuratë nga shteti turk për popullin shqiptar.
Nga ana tjetër, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, M.Ahmet Yörük më16 janar i ka dorëzuar letërkredencialet Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe pas saj zyrtarisht ka filluar misionin e tij diplomatik.