1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gruaja e Ivanovicit: E di shumë mirë se kush e bëri vrasjen

Më të lexuarat

Milena, gruaja e udhëheqësit të partisë SDP Oliver Ivanovic, ishte e tronditur pasi dëgjoi lajmin e tmerrshëm se burri i saj u plagos rëndë, e më pas vdiç.

Ajo i tha televizionit Pink, se ata që i vranë burrin nuk do ta kenë lehtë të shpëtojnë.
“Unë kam një mesazh për të gjithë ata që kanë bërë këtë dhe është shumë mirë e njohur se kush janë, se kjo nuk do të kalojë lehtë”, tha Milena Ivanovic, përcjell gazetametro.net.

Sulmuesit e panjohur qëlluan në Oliver Ivanovic në Mitrovicën Veriore sot në mëngjes në ora 8.30, derisa ai po hynte në zyrë të partisë së tij. Ai u pranua pa shenja jete në spitalin Mitrovicës.

Ivanoviç u pranua në spital në një gjendje të rëndë dhe mjekët u përpoqën ta kthenin atë në jetë, por fatkeqësisht ai nuk arriti të u shpëtojë plagëve.

Milena Ivanoviq, sapo dëgjoi se burri i saj ishte qëlluar kishte shkuar në spital bashkë me vëllain e Oliverit dhe priti gjithë kohën para sallës së operacionit.Në një moment, një infermiere doli nga salla, e cila i dha lajmin se Ivanovic nuk arriti të u mbijetojë plagëve. Kur ajo mori lajmin, u alivanos, por tani thotë se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit