-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuçiq: Së shpejti do të jem në Kosovë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb.

“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai, raporton KP.Ai i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke porositur se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.

Vuçiq deklaroi po ashtu se delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet në kuadër të dialogut, pasi, siç ka thënë ai, është e pakuptimtë të diskutohet kur ka kërcënime të përditshme dhe porositi Kadri Veselin se nuk do të arrijë deri në Nish.“Është vështirë për të folur për diçka kur keni kërcënime të përditshme, ku ai që është sundues i vërtetë në Kosovë, dhe ky nuk janë as Thaçi dhe as Haradinaj, por Kadri Veseli, dhe të gjithë që e njohin situatën në Kosovë mirë, e dinë dhe të cilët flasin se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish”, tha Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit