-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kina bllokon platformat e centralizuara të këmbimit të monedhave kriptografike

Më të lexuarat

Autoritetet Kineze do të bllokojnë aksesin në platformat e centralizuara të monedhave kriptografike brenda dhe jashtë vendit raportoi Bloomberg.

Autoritetet e vendit me popullsinë më të madhe në botë do të shënjestrojnë jo vetëm kompanitë por edhe individët, transmeton pcworld.

Platformat online dhe aplikacionet të cilat ofrojnë shërbimet të këmbimit do të mbyllen gjithashtu ndërsa mbetet i paqartë kriteri i vlerësimit të platformave.

Gjatë fundjavës bitcoin ra deri në 13,300 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht është rritur me 6% në 14,403 dollarë ndërsa shkruajmë këtë artikull.

Në Shtator të vitit të kaluar rregullatorët Kinezë ndaluan Ofertat Fillestare të Monedhave – ICO – duke i quajtur të jashtëligjshme.

Shumë bursa u mbyllën e ndërsa impakti i kësaj lëvizje dha goditjen e parë, kjo nuk e ndaloi bitcoin të shënonte vlera rekord ku arriti deri në 20,600 dollarë në Dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit