4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vëllau i Alban Beqirit të ndjerë! Isa Mustafa a po të kujtohet kur me lot në sy të kërkojsha ndihmë për vëllaun tim

Më të lexuarat

Ishte njëri ndër rastet më të rënda të pasluftës, ku Alban Beqiri pas një sëmundje të rëndë kërkonte ndihmen e qytetarëve të Kosovës, të cilet e ndihmuan por që Albani nuk arriti ti mbijetojë sëmundjes.

Ndërsa vëllau i tij Elbasani ka reaguar në rrjetin social Facebook duke i dëshiruar shërim të shpejt ish kryeminstrit Isa Mustafa, por se ai ne këtë status ka treguar edhe një prapaskenë që kishte ndodhur teksa Elbasani e kishte lutur ish Kryeminstrin për ndihmë por se ai nuk ju kishte përgjigjur asnjëherë, transmeton Kosova Republikë

Ja dhe postimi i plote i Elbasanit pa nderhyrje:

Pse spo mjekohet në Kosovë?

Për vite të tera rresht LDK-ja e ka udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë.

Isë më vjenë keq për shëndetin tënd, lutëm të shërohesh!

Isë, a tu kujtohet kur më lotë në sy tu lutesha mëm dihmu për vëllaun timë?

Isë, nuk te lypsha pare mëm dhanë nga xhepi ytë (sepse atyre as ti nuk do ja shohesh hajrin), unë kerkoja zbatimin ligjor për përkrahje financiare për qytetaret e Kosovë në mjekim jashtë vëndit.

Sipas ligjit aktual qe ju e keni bërë, pjesën e shpenzimeve qe nuk mundë ta mbulojë MSH, e mbulon Qeveria e Kosovës.

Isë, as itervencat s’mi pranojshe, as qe dojshe me ndegjuar për at punë bile.

Zoti është i madh!

Dashtë Zoti qe ti të sherohesh plotesishtë, te kthehesh prap në krye te shtetit dhe ti kuptosh hallexhitë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit