-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

PK, EULEX, KFOR: Masa të forta sigurie për votime

Më të lexuarat

Për zgjedhjet që do të mbahen në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës këtë fundjavë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të miratojnë masa të forta sigurie në mënyrë që të sigurojë që anëtarët e komiteteve në vendvotime dhe lehtësuesit e zgjedhjeve nga OSBE-ja, të mund të kryejnë punën e tyre dhe procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

“Popullata në veri të Mitrovicës mund të presin një prani të zgjeruar të Policisë së Kosovës jashtë qendrave të votimit, të mbështetura dukshëm nga EULEX-i. KFOR-i do të jetë i pranishëm në afërsi të qendrave të votimit dhe në fusha të tjera kyçe në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të tyre”, bëhet e ditur në deklaratë.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të mbeten vigjilent dhe do të veprojnë në mënyrë të paanshme, me maturi dhe vendosmëri.

“Nëse do të rrezikohet procesi zgjedhor apo siguria e votuesve, stafit dhe vëzhguesve në qendrat e votimit, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë të përgatitur për të ndërhyrë menjëherë”, bëhet e ditur në deklaratë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit