Lufta diplomatike e Serbisë për të ndaluar njohje të reja ndaj Kosovës dhe për ta zvogluar numërin e vendeve që e kanë njohur është duke vazhduar ashpër. Së shpejti pritet të rezultojë një fitore e madhe dhe Egjipti ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Novosti.
Tutje thuhet se në Egjipt ekziston ideja se ka ardhur koha që të rishqyrtohet vendimi për të njohur pavarësinë e Kosovës pasi që nga fillimi ka pasur dyshime në qarqet politike, transmeton lajmi.net.
Kajro në kohën e ‘Vëllazërisë Myslimane’ e ka njohur Kosovën më 26 qershor 2013 pak ditë para grushtit ushtarak të Egjiptit dhe përmbysjes së ish-presidentit Muhamed Mursi. Vendimi për njohjen u bë i ditur nga zëdhënësi i atëhershëm egjiptian, Badr Abdel Ati i cili në të njëjtën kohë theksoi se Kajro dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë.
Se marrëdhëniet Egjipt-Kosovë nuk kanë pasur ndonjë përparim pas pesë vite njohjesh e ka konfirmuar edhe presidenti aktual egjiptian, Abdel fattah El-Sisi gjatë një takimi me Aleksandar Vuçiq.
‘Novosti’ ka shtuar se pak ditë më parë një nga gazetarët më të njohur egjiptian dhe arab, Abdel Latif el Manjavi ka botuar një artikull me titullin ‘A është koha të ndryshohet vendimi i vëllazërisë.