Përbërsit (4-6 persona):
Rreth 2 kg kofsha pule, ose një pulë e plotë e prerë në copa për servirim, ose 1 kg mish i bardhw pule pa eshtra
Kripë
2 lugë të gjellës vaj ulliri
1 qepë, e prerë në rriska të holla nga rrënja deri te cepi
1 spec i madh i kuq, ose 2-3 speca të gjelbërt më të vegjël, të prerë në rriska
250 gr këpurdha, të prera në rriska
2 thelbinjë hudhër, të grirë
2-3 gota domate të grira se bashku me lëngun e tyre
½ luge e çajit biber të zi
1 lugë e çajit trumzë e tharë (thyme në gjuhën angleze)
1 lugë e çajit oregano të tharë
Gatimi:
Kriposni copat e pulës në të gjitha anët. Nxeni vajin e ullirit në një tigan në temperaturë të mesme. Fërgoni me rradhë copat e pulës në mënyrë që mos ta mbingarkoni tiganin me mish. Fërgoni copat në secilën anë nga 5 minuta derisa të rreshket lëkura lehtësisht. Kur të përfundoni fërgimin, lëreni pulën anash. Shtoni dhe pak vaj nëse nuk keni vaj të mjaftueshëm në tigan.
Shtoni pastaj specat e prerë në rriska, qepën dhe këpurdhat në tigan dhe fërgoni derisa qepa të bëhet e tejdukshme dhe lëngu i këpurdhave të jetë avulluar, diku rreth 10 minuta. Shtoni hudhrën dhe fërgoni për 1 minut më tepër.
Pastaj shtoni domatet, trumzën, origanon, biberin e zi dhe një lugë të vogël kripë. Zieni perimet për 5 minuta tjera dhe pastaj vendosni kofshat e pulës në tigan. Ulni zjarrin dhe mbuloni pjesërisht tiganin me kapak. Zieni pulën në temperaturë të ultë për 30 deri ne 40 minuta duke i rrotulluar copëzat e pulës herë pas here.
Ky specialitet mund të pregatitet edhe me mish të bardhë të pulës dhe koha e zierjes do të jetë më e shkurtë.