1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arabia Saudite shpreson të bëhet me armë bërthamore

Më të lexuarat

Arabia Saudite nuk do të tolerojë shndërrimin e Iranit në një superfuqi bërthamore.

rabia Saudite po investon në programin bërthamor të Pakistanit dhe supozon se mund të marrë nga ai një bombë bërthamore sapo të kërkohet diçka e tillë, mendon ish-Këshilltari i Presidentit amerikan Barack Obama për luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, Gary Seymor.
Nga ana e tij, një ish-oficer i shërbimeve sekrete pakistaneze shprehu mendimin se autoritetet pakistaneze gjithmonë kanë rezervë një sasi armësh bërthamore, të cilat në rast të ndonjë zhvillimi të caktuar të ngjarjeve mund të dërgohen në Riyadh.

Në vitin 2009, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite paralajmëroi ndërkombëtarët se nëse Irani shndërrohet në fuqi bërthamore, edhe ata do ta bëjnë diçka të tillë.

Projekti i sauditëve për blerjen e armëve bërthamore, përfshirë këtu edhe raketat me rreze të gjatë veprimi është i vjetër. Në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar ata blenë në fshehtësi raketa balistike CSS-2 nga Kina, të vlerësuara si tepër të pasakta nga ekspertët, ndërkohë që në muajin korrik, një revistë ushtarake shkruante se Riadi ka ndërtuar dy shina për lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, njëra me drejtim nga Izraeli dhe tjetra me drejtim nga Irani./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit