-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Për një vit ndodhën 24 varsje (Video)

Më të lexuarat

17 vjeçari Shkëlqim Pllana më 11 dhjetor të këtij viti gjeti vdekjen pasi që u godit me thikë nga një mbashkëmoshatar i tij.

Vdekja e Shkëlqimit,djalë hasreti nuk është i vetmi që gjatë këtij viti hyri në statistikat e vrasjeve në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës që nga janari e deri më tani janë 24 rasteve të vrasjeve.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Baki Kelani nga ky numër i vrasjeve katër prej tyre janë femra

“Në sistemin e bazave të të dhënave të Policisë së Kosovës numri i rasteve të vrasjeve, duke përfshi edhe numrin e vrasjeve të rënda siç njihen në kodin penal gjatë kësaj periudhe kohore nga janari deri në nëntor të këtij viti janë evidentuar gjithsej 24 raste të vrasjeve të raportuara në Polici. Kryesisht gjinia e personave të vrarë apo të përfshirë në rastet e vrasjeve janë gjinia mashkullore në numër paksa më të madh, mirëpo mund të them që diku në katër raste prej këtyre janë përfshirë edhe rastet e gjinisë femërore”, tha ai.

Nga të gjitha këto vrasje Policia e Kosovës ka arritur të zgjidh 18 raste, ndërsa 6 janë ende nën hetime.

“Referuar statistikave krahasuese dhe analizave të Policisë së Kosovës, nëse i referohemi nga viti 2008 e deri më tani mund të themi se kryesisht Policia e Kosovës ka treguar një rezultat jashtëzakonisht të lartë në zbulimin e rasteve të vrasjeve dhe zbulueshmëria kryesisht e këtyre rasteve është mbi 75 përqind. Kjo tregon që Policia e Kosovës në të gjitha rastet ka ndërmarrë veprime konkrete për të hetuar dhe për të zbuluar rastet dhe tregon se është një rezultat mjaft pozitiv në zbulimin e mbi 75 përqind të rasteve. Por, vazhdon ende të trajtoj dhe hetoj edhe përqindjen tjetër të mbetur të rasteve të cilat janë në hetim e sipër”, theksoi ai.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth 260 mijë armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës, ndërkaq Policia nga janari deri në nëntor të këtij viti ka konfiskuar 1 mijë e 50 armë të kalibrave apo llojeve të ndryshme.

I riu Shkëlqim Pllana sipas Policisë së Kosovës është goditur me thikë për vdekje nga shoku i tij 18 vjeçar, e një rast i ngjashëm ka qenë edhe më herët gjatë këtij viti, ku Aulon Zeka 16 vjeçar ishte gjetur i vrarë. Në lidhje me këtë rast tre të rinj po akuzohen nga Prokuroria për vrasje të rëndë.

Fenomeni i vrasjeve në Kosovë mbetet shqetësues për sociologët. Ragip Fetahu thotë se janë disa arsye që një i ri kryen një vrasje të rëndë.

Sipas tij në të shumtën e rasteve janë thashethemet, keqkuptimet dhe paragjykimet.

“Ky është një fenomen mjaft shqetësues i cili ka filluar të merr përmasa të mëdha sidomos tek të rinjtë, tek adoleshentët të cilët nuk arrijnë të perceptojnë rëndësinë e jetës dhe për çështje më të thjeshta ata kryejnë edhe aktin e rëndë të vrasjes. Mendoj se kjo është e parandalueshme dhe në këtë rast edhe institucionet duhet të luajnë rolin e tyre kyç të marrin fushata sensibilizuese për të rinjtë se si t’i zgjidhin problemet e tyre të çastit”, tha Fetahu.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve në Kosovë ka shkuar duke rënë, pasi që vetëm një vit me parë në Kosovë kanë ndodhur 26 raste të vrasjeve, në vitin 2015 kanë qenë 27 vrasje, në vitin 2014 kanë qenë 37 vrasje dhe në vitin 2013 kanë qenë 44 raste të vrasjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit