3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Skandali shqiptar: Dekoratomani Sulejman Rexhepi turpërohet keq

Më të lexuarat

“Diplomatë ndërkombëtarë” tashmë të akuzuar si manipulatorë, shitës të “dokumenteve e mirënjohjeve false” si dhe për seks afera, më në fund zbresin edhe në Shkup. Këtu sjellin “mirënjohje” të presidentit amerikan fantazmë. Ai i vërteti nuk ka lajthitur deri në atë derexhe. Kështu, Sulejman Rexhepi mbushë gjoksin “me dekorata” e të punësuarit ngelin pa rroga. Ky turp hahet vetëm me m…

Shkruan Andi Rakipi

Këto ditë, një organizatë, tashmë e njohur si organizatë e dyshimtë dhe e seks aferave, ia solli Sulejman Rexhepit “Mirënjohjen” e nënshkruar nga Presidenti Amerikan, Donald Tramp! Sipas njerëzve të dyshimtë të kësaj organizate, Trampi i shpreh mirënjohje Sulejman Rexhepit për të arriturat e tij jetësore?

Për çfarë të arriturash? Pse a nuk paska se kë ta përcjell Donald Trampi përveçse Sulejman Rexhepin, a? Deri më sot, personalitet i rëndësishëm në botë nuk ka qenë i dekoruar asnjëherë nga Donald Trampi por as nga presidentët pararendës. Nuk është në praktikën e Shtëpisë së Bardhë që Presidenti i Shtetit të shpërndajë mirënjohje, me përjashtim të një kontigjenti të “mirënjohjeve elektronike” që ju lëshohen nxënësve të ndryshëm nëpër shkollat amerikane sa për shtim të vullnetit dhe entuziazmit fëmijëror. Nuk është e kuptueshme se si lejon Sulejman Rexhepi që dikush të tallet me të plus edhe t’ia rruaj një dorë të mirë të parave nga arka e BFI-së! Hajnat që i japin vetes të drejtë të përfitojnë duke gënjyer njerëz të mjerë madje edhe duke keqpërdorur emrat e personaliteteve botërorë, që në start hetohen si manipulatorë të guximshëm, por, nuk kuptohet assesi se si një “lider fetar”, si Sulejman Rexhepi, pranon me aq lehtësi që të manipulohet, të gënjehet, të vidhet, ndonëse për krejt këtë veprimtari është shumë i vetëdijshëm?

Sekserët e “mirënjohjeve” karamele

U tha se paska lobuar shumë Universiteti (!!!) i Floridas që të arrihet deri te kjo mirënjohje! Natyrisht, lobimet, sekserët, kurrë nuk lëvizen nga pika zero pa një marrëveshje interne për një pagesë të majme! Për shembull, së fundmi u zbulua se fotografimi i Lul Bashës me Donald Trampin në prag të zgjedhjeve parlamentare paskësh kushtuar mbi 600 mij dollarë. Nëse është e vërtetë “Mirënjohja” dhe, nëse është i vërtetë aktiviteti lobues i “Universitetit”, që në këtë rast shërben si kamuflazh i “organizatës” bazë që merret tash e një kohë me skandale të këtilla, atëherë Sulejman Rexhepi duhet të na thotë se sa ka kushtuar ky lobim, ndryshe, çdo gjë hidhet poshtë si manipulim dhe tallje me opinion e me media!

Se bëhet fjalë për “mirënjohje” skandaloze dhe manipulative dëshmon edhe mospërfshirja në këtë “event” e Ambasadës Amerikane në Shkup! Një letër, qoftë kjo edhe mirënjohje, e nënshkruar nga presidenti i shtetit, paraqet shkresë zyrtare, apo akt shtetëror dhe, mbrojtës autoritativ që duhet t’u dalë zot shkresave të tilla është përfaqësuesi diplomatik i shtetit përkatës. Pra, në rast të ndarjes së një mirënjohje presidenciale nga shteti amerikan për Sulejman Rexhepin, e para që do të lançonte lajmin do të ishte Ambasada, pastaj dorëzimin e mirënjohjes do ta bënte ambasadori, dhe jo të anashkalohet ky protokol nga “organizatat” e seks skandaleve shqiptare!

Kush e dekoron Sulejman Rexhepin?

Pak kohë para se të vdiste “bulduzheri i diplomacisë amerikane”, Riçard Hollbruk, kishte hedhur idenë e themelimit të një organizate ndërkombëtare lobuese për t’i ndihmiuar shtetet në zhvillim. Organizatën e kishte regjistruar në Kongresin amerikan dhe kishhte kërkuar që të degëzohet nëpër vende të ndryshme dhe nëpër to të angazhohen burrshtetas, akademikë, njerëz me influencë shoqërore. Pas vdekjes së dilomatit amerikan nisin manipulimet e hipokritëve, keqpërdoruesve dhe manipulatorëve. Nën hijen e kësaj ideje të Hollbrukut, në Shqipëri nis të funksionojë një organizatë e dyshimtë me emrin “Misioni diplomatik Paqe e Zhvillim” në krye të të cilës vihet një person me titullin governator, z. Shefki Hysa, i cili, në fakt është një person-sekser shumë i afërt me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këtë e dëshmojnë fotografiitë e tij me të gjithë deputetet dhe ish-ministrat e kësaj Partie, madje edhe me vetë Presidentin Ilir Meta. Përveç mirënjohjeve kjo organizatë e dyshimtë ka shpërndarë edhe “pasaporta diplomatikë” deri sa skandali merr dhenë përtej kufijve të shtetit shqiptar.

Së këndejmi, mediat shqiptare publikojnë një lajm në lidhje me një reportazh të publikuar në datën 16.02.2107 në emisionin e njohur italian STRICIA LA NOTIZIA. Në sajë të investigimit të gazetarëve italian, u zbulua se një mashtrues nga Erseka i quajtur Shefki Hysa ka gjetur një “profesion” interesant. (http://www.panorama.com.al/skandali-mediat-italiane-me-7-mije-euro-merr-pasaporte-diplomatike-ne-tirane/).

Ai ka themeluar një organizatë që pretendon se është pjesë e OKB-së e nëse paguan një tarifë prej 7 mij eurosh ai të pajis me një kartë të veçantë që sipas tij e shoqëruar bashkë me pasaportën normale, në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike. Emri i organizatës mashtruese është ‘DIPLOMATIC MISSION PECE AND PROSPERITY, DMPP”, ose e përkthyer në shqip “Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim”.

Pas publikimit të këtij lajmi kanë ardhur reagime të shumta nga qytetarët të ndryshëm të cilët kanë konfrimuar mashtrimet e këtij njeriu. Ata shpehen se ky fakt është shumë i vërtetë, madje prej vitesh aty janë dhënë shumë dokumente të tilla të falsifikuara, me shuma të larta nga 4 deri më 10 mij euro.

Në aktivitetet e kësaj shoqate mashtruese marrin pjesë hapur edhe zyrtarë të shtetit shqiptarë si, ministra zv/ministra, deputetë, kryetar bashkie, klerikë të lartë e madje edhe aktorë mjaft të njohur.

Sipas burimeve pranë JOQ, në këtë mision ka patur gjithashtu edhe shqetësime nga shumë persona për ngacmime dhe abuzime seksuale prej vitesh. I takon autoriteteve të hetojnë këtë rast të pastër mashtrimi e të shpëtojnë paratë e atyre qytetarëve që nuk janë mashtruar ende.

Po e njëjta organizatë e turpëroi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili, pasi u zbulua skandali, tashmë e ka tërhequr nga CV-ja e tij “mirënjohjen” e akorduar nga OKB e që ia dorëzon Shefki Hysa e Ylli Popaj. Kohë më parë, këta tipa e pajisën me “mirënjohje” edhe një profesor, një “këshilltar i jashtëm i Mbretit spanjoll”, një anëtar i një Komuniteti Hebre, dhe i “stafit akademik” të organizatës ‘DIPLOMATIC MISSION PECE AND PROSPERITY, DMPP”, Otto Von Flegienblatt, profesor i Florida Global University! Ky tresh “diplomatik” në fillim të shtatorit të vitit 2016, në ambientin e “Pallatit Venecia” në Kalanë e Ulqinit ia dhanë titullin “Misionar Paqeje” kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Malit të Zi, Mehmed Zenkut. Konkretisht, titullin vlerësues e bënë Guvernatori i DMPP-së, Dr. Shefki Hysa, dhe Dr. Otto Von Feigenblatt, Kont i Kobryn dhe Baron i Feigenlatt-Miller. Po në të njëjtën kohë e kishin “qethur” mirë edhe bisnesmenin nga Kumanova, Feriz Dervishin. Ndërsa dy vite më parë (2014) po të njëjtit manipulatorë ia kishin pasë “lëshuar mjekrën” edhe Kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti. Dhe, së fundmi, meqë u lakuriqësuan dhe meqë janë nën vëzhgimin e organeve gjegjëse të shtetit shqiptar për aktivitetet kriminale, vijnë në Shkup, por, duke e cytur “ndërkombëtarin” Otto Von Flegienblatt që t’ia dorëzojë Sulejman Rexhepit “Mirënjohjen” dhe letrën e nënshkruar nga Donalt Trampi. Se kush ia dha këtij farë “diplomati ndërkombëtar” atë mirënjohje, se kur e takoi ai Trampin, se nga e solli dhe si e solli, këtë mund ta dijë vetëm “treshi diplomatik” që gati të gjithë të punësuarit në BFI i lanë pa rroga duke ia fshirë të gjitha lekët këtij Institucioni të kapur nga Sulejman Rexhepi.

Në LSI-në e Ilir Metës refuzojnë të flasin për këtë organizatë të dyshimtë dhe aq të afërt me udhëheqësit e kësaj Partie, por, thonë që lidhshmëria e kësaj organizate është ekskluzivisht me Kryegjyshatën e Bektashinjëve në Tiranë. Në këtë Organizatë fetare nuk e mohojnë këtë lidhje, madje shtojnë se ideja për ta dekoruar me këtë “mirënjohje” Sulejman Rexhepin ka dalur gjatë drekës së efendi Rexhepit me presidentin shqiptar, Ilir Metën dhe me dy sekserët e tij tashmë të njohur (F. S. dhe F. B.) Kjo drekë do të “kurdiset” nga ftuesi i Sulejman Rexhepit, Ylli Paja, në 15 vjetorin e TV News24.

Nga ana tjetër, në Ambasadën e Amerikës në Shkup mohojnë kategorikisht se një “mirënjohje” e tillë mund të jetë akt i nënshkruar nga presidenti Tramp dhe, nënvizojnë mundësinë e manipulimeve që janë identike me ato të një organizate të dyshimtë që vepron në Shqipëri në emër të “diplomacisë ndërkombëtare”!

 

Pse kjo sëmundje e Sulejman Rexhepit për dekorime?!

Sulejman Rexhepi tash e sa kohë është në tapet të sulmeve prej nga lakuriqësohet si mos më keq, duke dalur në pah vitrytet e tij prej hajni, prej shkatërruesi, prej antifetari, prej spiuni! Për t’i neutralizuar të gjitha këto sulme ai tash e dy vjet pa rreshtur e shpenzon buxhetin e BFI-së duke blerë e paguar lobime për “dekorata e mirënjohje”! Sulejman Rexhepi nuk ka se si ta heq nga qafa e vet varësen e përjetshme me pseudonimin policor “Zharko”, si bashkëpunëtor i UDB-së përveçse duke sponsoruar dekorata që do “të vinin” nga vlerësimet e CIA-s amerikane si dhe nga Shërbimi Intelegjent Kombëtar i Shqipërisë. Tashmë e ka siguruar atë të UÇK-së, ndonëse faktet flasin se kur u themelua kjo lëvizje ushtarake shqiptare ai isht në ballë të lëvizjeve të UDB-së për ta njollosur e denigruar sa më shumë këtë krenari kombëtare!

CIA nuk mund të mashtrohet aq lehtë dhe të sigurohet “mirënjohja” nga komandanti suprem i saj për kinse “të arrritura jetësore” të turlifarë anonimusi!

CIA e di fort mirë se të arriturat jetësore të Mulla Sulës janë: 25 vjet bashkëpunëtor i UDB-së, 15 vjet përçarës dhe shkatërrues i BFI-së dhe, 10 vjet vjedhës, zhvatës e rrënues i këtij Institucioni. CIA e di fort mirë se “të arriturat e tij publicistike jetësore” në fakt janë punë 30% e Agim Mehmetit, 40% e Avni Halimit, 5% e Shaban Azirit, 5% e Abaz Islamit, 5% e Ali Baragonit dhe 15% e Afrim Tahirit. CIA nuk lejon që të lajthisë Kryetari i shtetit, Donald Tramp, sepse ajo fare mirë e di që Sulejman Rexhepi është injorant që në jetë të vet ka shkruar vetëm memoaret e tij me titull “Kush ma prek fenë më ka sharë kombin” (Balkanpost)! CIA tashmë e ka të qartë figurën e Sulejman Rexhepit. Përmes orës ROLEX dhe sjelljes prej diktatori të urryer tashmë Sulejman Rexhepi është krahasur me Al Bagdadin e ISIS-it, (iReport CNN). Dhe, pas këtij vlerësimi publik të denjojë Donald Tramp ta “dekorojë” Mulla Sulën?! Mallo morgen!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit