9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

IHH ofron ndihmë për 20 mijë jetimë

Më të lexuarat

“Këto rroba u shpërndanë në 15 qytete të Turqisë dhe në rajone të ndryshme të Sirisë, ku po vazhdon lufta e brendshme. Ne kemi dorëzuar rroba dimërore për 6 mijë jetimë në Turqi dhe 14 mijë jetimë në Siri”

 

HATAY (AA) – Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, me mbështetje të bamirësve ka dhuruar rroba dimërore për 20 mijë jetimë të cilët jetojnë në Turqi si dhe në Siri, ku po vazhdon lufta e brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Departamentit për Jetimët në IHH, Reshat Basher, në një deklaratë për AA tha se me uljen e temperaturave kanë filluar punimet për ofrimin e ndihmave me rroba dimërore për fëmijët jetimë të cilët jetojnë në Turqi dhe në Siri.

Duke bërë të ditur se kanë ofruar rroba për gjithsej 20 mijë jetimë, Basher tha se “Këto rroba u shpërndanë në 15 qytete të Turqisë dhe në rajone të ndryshme të Sirisë, ku po vazhdon lufta e brendshme. Ne kemi dorëzuar rroba dimërore për 6 mijë jetimë në Turqi dhe 14 mijë jetimë në Siri”.

Basher tha se IHH ka marrë në mbrojtje 15 mijë jetimë nga 75 qytete të Turqisë, dhe se po ofrojë mbështetje në fushat si ushqimi, arsimi dhe shëndetësia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit