-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Policia izraelite arreston dy turq që nuk pranuan të heqin bluzën me flamurin turk

Më të lexuarat

2 turqit e arrestuar gjatë përleshjeve të përjetuara me policinë izraelite në Mesxhidi Aksa dhe 1 turk tjetër i arrestuar më parë do të dalin sot përpara trupit gjykues.

 

2 turqit e arrestuar gjatë përleshjeve të përjetuara me policinë izraelite në Mesxhidi Aksa dhe 1 turk tjetër i arrestuar më parë do të dalin sot përpara trupit gjykues.

Policia izraelite ka arrestuar dy shtetas turq Abdullah Këzëllërmak (Kızılırmak) dhe Mehmet Kargëllë (Kargılı), pas një përleshjeje që ndodhi me një grup të shtetasve të Turqisë në portën Kattanin të Mesxhid-i Aksa-së pas faljes së namazit të akshamit. Këta dy nënshtetas turq dhe një nënshtetas tjetër turk i arrestuar më parë, Adem Koç do të nxirren sot përpara gjykatësit.

Abdullah Këzëllërmak dhe Mehmet Kargëllë akuzohen për “dhunim dhe rezistencë ndaj policisë izraelite) ndërsa Adem Koç i arrestuar më parë akuzohet për “prishje të rendit publik dhe pjesëmarrje në protestë të jashtëligjshme”.

Gjendja e Abdullah Këzëllërmak dhe Mehmet Kargëllë që krahas nënshtetësisë turke kanë edhe nënshtetësi belge ndiqet nga Konsullatat e Përgjithshme të të dyja vendeve në Jerusalem.

Mësohet se ngjarja ka filluar pasi policia izraelite ka ndalur shtetasit turq dhe ka kërkuar që t’i heqin bluzat e tyre me flamuj të Turqisë, duke thënë se në të kundërtën nuk mund të hyjnë në Mesxhid-i Aksa.

Policia izraelite deri më tani nuk ka dhënë deklaratë lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit