Shqiptari nga Kosova Labinot Bytyqi, profesionist i teknologjisë që jeton në Los Angeles, është duke hyrë në histori me shpikjen e një platforme të re të komunikimit dhe shërbimeve. Shpikja e tij shkon përtej rrjeteve sociale të komunikimit.
Platforma e quajtur “Solaborate”, e zhvilluar nga kompania e tij, tashme e disponueshme në internet në versionin publik Beta, ofron dhjetëra lloje të shërbimeve për kompani, ekspertë të teknologjisë dhe përdorurës të thjeshtë të rrjeteve sociale, që mund ta shfrytëzojnë për video-thirrje direkt nga shfletuesi. Prezantimi i këtij projekti është përhapur në qindra media në mbarë botën, duke e raportuar si një arritje të madhe në fushën e teknologjisë. Në maj të këtij viti, Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para këto që janë përdorur nga kompania për të perfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga versioni Beta privat në atë Beta publik. Si pjesë e këtij hapi, Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike së bashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit përmes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIne, Twitter dhe Google+. Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv, transmeton Noa. Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një eko sistem rreth produkteve dhe shërbimeve. Në versionin publik Beta do të shfaqen kompanitë kryesore globale si Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco. Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera./kosovasot/kohaislame