0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Thënja kombëtare e Ataullah Hoxhës ( Ataullah ef. Kurtishi)

Më të lexuarat

“Mos më daltë shpirti pa e pa flamurin Shqiptar duke valëvitur në kalanë e Shkupit”

Ataullah ef. Kurtishi, krahas aktivitetit për krijimin e kuadrit të mirëfilltë fetarë, u shqua edhe në aktivitetin për pengimin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve mysliman për në Turqi, nga pushteti i atëhershëm serbo-madh.

Në zgjedhjet e para të Mexhlisit të Ulemasë në shkup, të cilat u mbajtën më 30 maj 1930, lista e Ataullah Hoxhës fitoi 6 anëtarë nga gjithsej 27 sa numëronte Kuvendi Mearif i Shkupit, dhe së bashku me 13 anëtarët e listës së Ferhat Dragës, kjo bashkësi përfundimisht u çlirua nga klika serbo-madhe, ndërsa Ataullah Hoxha, krahas Sherif Langut, Mulla Idriz Gjilanit dhe Bedri Hamidit u zgjodh anëtar i Mexhlisit të Ulemasë së Shkupit, organ më i lartë i BFI-së në këto hapësira shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit