“Ne e dinim se do të ketë faturë e cila duhet të paguhet pas vendimit të Trumpit për Kudsin. Mirëpo, ky është një çmim për të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman
KUDS (AA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, tha se Izraeli është i gatshëm të paguajë faturën e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne e dinim se do të ketë faturë e cila duhet të paguhet pas vendimit të Trumpit për Kudsin. Mirëpo, ky është një çmim për të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë”, tha Lieberman në një deklaratë për mediat izraelite.
Lieberman tha gjithashtu se Izraeli e di se si dhe çfarë duhet bërë, duke shtuar se është më e rëndësishme se e “dimë se kur duhet të veprohet”.
Në fillim të dhjetorit, Trump e njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe shkaktoi kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga bota islame. Mbrëmë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi rezolutën, sipas së cilës duhej konfirmuar pavlefshmëria ligjore e vendimit, por SHBA-të vendosi veto ndaj saj, pjesa tjetër pre 14 vendeve anëtare votuan për rezolutën.
I njëjti tekst i rezolutës do të jetë në agjendë dhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të enjten, kurse për miratim nevojitet shumica e dy të tretave.
