-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

HRW: Në Arakan janë shkatërruar të paktën 354 fshatra muslimane

Më të lexuarat

Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të paktën 655 mijë muslimanë nga Arakani i Mianmarit

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) njoftoi se nga 25 gushti, pjesërisht apo plotësisht janë shkaktërruar të paktën 354 fshatra muslimane në rajonin Rakhine (Arakan) të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët Rohingya të Arakanit me vitet të tëra janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti ballafaqohen me një valë të re të dhunës të cilën e ushtron ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.

Në raportin e HRW-së thuhet se gjatë tetorit dhe nëntorit në Arakan janë shkatërruar të paktën 40 fshatra, me çka numri i përgjithshëm i fshatrave të shkatërruara nga fundi i gushtit ka shkuar në 354.

“Gjatë dy javëve të fundit dhjetra mijëra Rohingya të tjerë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh”, qëndron në raport.

Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të paktën 655 mijë muslimanë nga Arakani i Mianmarit.

Në raport thuhet se ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë vrasin muslimanët, përdhunojnë dhe abuzojnë me gratë, djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

“Minamari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi i cili është paraljmërues i procesit të kthimit të refugjatëve muslimanë në Arakan, kurse pamjet satelitore tregojnë se pikërisht brenda asaj jave janë djegur disa fshatra”, thuhet në raport.

Drejtori i HRW-së për Azinë, Brad Adams konsideron se nënshkrimi i këtij dokumenti është një mashtrim i radhës për opinionin të kryer nga qeveria e Mianmarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit