Në shoqërim të policisë izraelite në oborrin e A-Aksës u futën 104 hebrenjë, tha një zyrtar i paemëruar i Drejtorisë së Vakëfit në Kuds
JERUSALEM (AA) – Në shoqërim të policisë izraelite në oborrin e Al-Aksës janë futur 104 hebrenjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar i Drejtorisë së Vakëfit në Kuds tha se një numër “fanatikësh hebrenjë të shoqëruar nga policia” u futën në Al-Aksa.
Sipas tij, në orët e mëngjesit të shoqëruar nga policia në oborrin e A-Aksës u futën 91 hebrenjë si dhe 13 në orët e pasdites.
Hebrenjtë këto ditë shënojnë Hanukun, festën e dritës për ç’arsye është rritur numri i vizitorëve në Al-Aksa.