10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Çaji ndihmon në forcimin e kockave

Më të lexuarat

Çaji mund të jetë sekreti për të pasur kocka të fuqishme. Studiuesit këmbëngulin se 3 filxhanë çaj në ditë, ulin riskun e thyerjes së kockave deri në 30 %.

Kërkimet e shumta tregojnë se njerëzit të cilët kosumojnë shpesh çaj kanë kocka më të forta se njerëzit të cilët nuk e pinë.

Vullnetarët që morën pjesë në këtë studim ishin mesatarisht 80 – vjeç dhe u pyetën paraprakisht për dietën e tyre, në veçanti për sasinë e çajit që konsumonin. Nga studimi u vu re se ata persona që kishin konsumuar çaj ishin më pak të rrezikur për t’i thyer kockat sesa ata që nuk pinin çaj.

Gjithashtu në këtë studim u vu re se të tjerë faktorë që dobësojnë kockat ishin pirja e duhanit dhe moskryerja e ushtrimeve apo aktivitetit fizik.

Konsumimi i çajit për një pjesë të madhe të njerëzve është një kënaqësi dhe tashmë është një lajm i mirë për konsumuesit e rregullt të tij, sidmos tek gratë e moshës së mesme, sepse ndihmon në shëndetin e mirë të kockës.

Përveç çajit, studiuesit rekomandojnë që të bëhen pjesë e dietës ushqime, që përmbajnë kalcium, perime që kanë në përbërje proteina dhe shumë fruta, në mënyrë që kockat të forcohen./KLAN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit