Pronari i Manchester City, Sheikh Mansour, ka një pasuri prej 17 miliardë funtesh, e fituar dhe menaxhuar nga International Petroleum Investment Company.
Ai është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, ministër i punëve presidenciale, si dhe anëtar i familjes sunduese të Abu Dhabit. Ai është 47 vjeç.
Klubi i tij Manchester City është lider në Ligën Premier dhe është futur në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.
Por si i harxhon paratë e tij Mansour?
Na lejoni t’ju njoftojmë me pasurinë e tij, duke filluar nga jahti që kushton 400 milionë funte dhe në të kanë qëndruar yjet më të mëdha të HollyWoodit.
Klubet e tij të futbollit
Kur je miliarder të futesh në botën e sportit nuk është më një risi.
Në vitin 2008, Sheikh Mansour e bleu Man Cityn, me kompaninë e tij, Abu Dhabi United Group, për 210 milionë funte, duke i kthyer ‘qytetarët’ në njërin prej klubeve më të mëdha në botë me blerjen e talenteve të mëdha të këtij sporti.
Por sheiku nuk i derdh paratë e tij dëm.
Në fakt ditën e parë që erdhi te City ai e bleu Gareth Barryn nga Aston Villa për 12 milionë funte, por shiti një pjesë të Barclays për 1.4 miliardë që e kishte blerë muaj më parë.
Mansour e bleu klubin e dytë në vitin 2013, New York City F.C. Ai në skuadër mori yje si Frank Lampard dhe David Villa.
Në vitin 2014 e bleu edhe Melbourne City.
Klubi i fundit i blerë nga ai është Al-Jazira SCC, që u mposht nga Real Madridi muaj më parë.
Jahti
Kur ta shikosh çmimin me të cilën është blerë jahti, e kupton se sheiku ka dashuri për ujin.
Jahti i pestë më i madh në botë, mund të quhet lirisht një bishë. Ai quhet ‘Topaz’, dhe është i gjatë 147 metra. Ai është nderuar në vitin 2012 në Gjermani nga Lurssen Yachts dhe dizajnuar nga Tim Heywood.
Ai ka tetë kate, tri pishina, sallë fitnesi, xhakuzi dhe kinema.
Leo DiCaprio ka qenë një nga mysafirët në këtë jaht.
Mansour ia kishte dhënë fituesit të çmimit Oscar jahtin e tij që të shëtitej në Sao Paulo.
Veturat e tij
Mansour është pronar i 5 veturave Ferarri, që i kishte blerë 2005 me idenë për ta sjell Formulën 1 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përvec Ferarrit, Mansour është pronar me 9.1% të Daimler AG (Mercedes).
Ai në koleksionin e tij ka disa nga veturat më të shtrenjta në botë.
Mercedes SLR-McLaren (350 mijë funte), Lamborghini Reventon (840 mijë funte) dhe Ferrari Enzo (2.5 milionë funte).
Sikurse Floyd Mayëeather, Mansour pëlqen shumë Bugatti Veyron dhe ka pesë të tillë që kushtojnë nga 1.1 milionë funte.
Nuk duhet harruar as Porsche 911 GT1, që vlen rreth 3 milionë funte.
Pas të gjithash ai është pronar i kompanive të naftës.
Shtëpitë
Të jesh pjesëtar i familjes së Abu Dhabit, nuk mund të jetosh kudo. Sheikh Mansour është pjesë e familjes Al Nahyan, dhe kanë një rezidencë të madhe në qytet.
Në këtë shtëpi është pritur edhe Barack Obama.
Në vitin 2016, Mansour bleu një vilë në Spanjë në vlerë 42 milionë funte.
Mansour dhe familja e tij qëndrojnë në hotele të njohur si The Emirates Palace.
Gjërat e tjera që i interesojnë
Shtëpi të bukura, vetura, hotele, klube futbolli, por këto nuk janë të vetmet që posedon Mansour.
Ai është edukuar në Kolegjin Santa Barbara në Kaliforni, SHBA dhe ka investime në rreth 50 kompani në mbarë botën.
Një nga ndërmarrjet e tij është edhe ajo për anijet kozmike, Virgin Galactic me Richard Branson, transmeton Telegrafi.
Ai është gjithashtu kryetar i Garave me kuaj në Emirateve dhe shef i Sky News Arabia.
Gjërat personale
Sheiku mundohet ta mbajë jetë personale të fshehur në maksimum. Ai ka dy gra dhe gjashtë fëmijë.
Gruaja e parë është sheika Alia bin Mohammed bin Butti Al Hamed, që u martua me të në mes të viteve të 90-ta. Ata kanë një djalë së bashku.
Mansour pastaj u martua me Manal bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Ajo është një grua e fuqishme dhe është presidente e Dubai Women Establishment. Me të ka dy vajza dhe tre djem.
Gjerat tjera
Pasuria e tij personale është 17 miliardë funte, ndërsa familja e tij Al Nahyan zotëron një pasuri prej 560 miliardë funte.
Ata janë pesë vëllezër.