3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kina mbështet Palestinën me Kudsin Lindor kryeqytet të saj

Më të lexuarat

Duke folur pas Samitit të jashtëzakonshëm të OBI-t, Lu Kang tha se Pekini kupton shqetësimet e vendeve muslimane mbi statusin e Kudsit

PEKINI (AA) – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang, ka deklaruar se Kina mbështet një Palestinë të pavarur në bazë të kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas Samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), Lu Kang tha se Pekini kupton shqetësimet e vendeve muslimane mbi statusin e Kudsit.

Vendet e OBI-t, të mërkurën lëshuan një deklaratë duke njohur Kudsin Lindor si kryeqytet të Palestinës.

Kang u bëri thirrje të dyja palëve të rifillojnë dialogun në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje “gjithëpërfshirëse dhe fer” për krizën e gjatë mes Palestinës dhe Izraelit.

Deklarata e Stambollit bëri thirrje që “bota të njohë Kudsin Lindor si kryeqytet të pushtuar të Palestinës”. Në këtë deklaratë poashtu u refuzua dhe u dënua vendimi “i paligjshëm” i presidentit të SHBA-ve.

Javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimit të gjerë të Lindjes së Mesme, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe të zhvendosë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit palestinezo-izraelit, me palestinezët duke shpresuar se Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund eventualisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit