4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sot ishte një ditë e rëndë për Erdoganin, humbë mikun e ngushtë

Më të lexuarat

Teksa kryeson reagimet ndërkombëtare kundër vendimit të Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Erdogan ka marrë lajmin e keq për ndarjen nga jeta të një prej shokëve të tij të ngushtë, me të cilin thotë se ka nisur politikën dekada më parë.

Ibrahim Çaglar, një prej emrave më të rëndësishëm të biznesit në Turqi, si dhe president i Dhomës së Tregtisë së Stambollit, humbi jetën në moshën 57-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Presidenti Erdogan, ish-Presidenti Abdullah Gyl, Kryeministri Binali Yildirim dhe ish-Kryeministri Ahmet Davutoglu ishin në mesin e shumë emrave të politikës dhe vendimmarrjes turke në lamtumirën e fundit ndaj biznesmenit të njohur.

Angazhimet e shumta të Presidentit Erdogan, i cili këtë javë ka pritur në Stamboll edhe liderët e botës islamike në përpjekje për të koordinuar reagimin ndërkombëtar kundër vendimit të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, nuk e kanë penguar t’u gjendet afër familjarëve të mikut të tij në këtë ditë të vështirë.

“Zoti e mëshiroftë vëllain tim të vyer Ibrahim Çaglar. Ne e kemi nisur politikën bashkë. Teksa ne vazhduam në këtë rrugë, ai u bë President i Dhomës së Tregtisë së Stambollit. Për asnjë moment nuk i kemi ndërprerë marrëdhëniet. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve”, tha Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit