Teologu Klodian Zaimi i ndaluar për terrorizëm në Malajzi flet për herë të parë në mediat shqiptare.
Gjatë një interviste ekskluzive për Ora News nga Elbasani, Zaimi hedh dritë mbi akuzat si dhe ka një mesazh për këdo që sulmon myslimanët.
“Prezenca ime këtu është argumenti më i qartë për mediat që qoftë pa dashje, me keqdashje, me abuzime, keqinterpretime t’ju tregojmë atyre që nuk jemi të tillë. Islami në vet tekstet hyjnore e kundërshton ekstremizmin dhe terrorizmit. Kemi thënie të shumta profetike dhe një nga këto është; kujdes ekstremizmin se kush ka qenë përpara jush nga popujt që kanë jetuar janë shkatërruar vetëm për shkak të ekstremizmit. Prandaj ndihesh keq kur abuzohet me lajmet rreth teje, duke qenë tërësisht i distancuar nga mendime dhe ide të tilla, jo për shkak të kamerave por për shkak të asaj që ne besojmë. Mesazhi është shumë i qartë; sa më transparent, sa më korrekt, mos hapni panik, mos shqetësonin familjet dhe mos cenoni imazhet. Terrorizmi është fenomen global, jo normal, negativ, me rrjet. Terrorizmi mund të qëndrojë jo vetëm tek feja, por edhe tek politika, tek ligjet, si interpretohen. Unë jam jashtë Shqipërisë për vite me radhë. Por, me aq sa e njoh Cërrikun, është abuzuar me këtë vend.”