Erdoğan: “U bëj thirrje vendeve që të mbrojnë drejtësinë, të drejtën ndërkombëtare të njohin Kudsin si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim”
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për Kudsin tha se “Nuk mund të ketë asnjë dispozitë vendimi për qytetin i cili aktualisht është i pushtuar” raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), i cili mbahet Stamboll me një pjesëmarrje të gjerë nga 48 shtete.
“Izraeli është një shtet okupator. Në të njëjtën kohë Izraeli është një shtet i terrorit”, tha Erdoğan duke shtuar më tej se “Ky vendim i paligjshëm i SHBA-ve i ka dhënë mbështetje vetëm Izraelit i cili mban në okupim Kudsin. I falënderoj të gjtha vendet që nuk e kanë pranuar këtë vendim të paligjshëm. Në të gjitha bisedimet që kam bërë deri më tani, duke përfshirë të nderuarin Papën, është konfirmuar ky qëndrim i vendosur mbi Kudsin”.
Duke vënë theksin se praktikisht Izraeli me këtë vendim është shpërblyer, dhe se këtë vendim pavarësisht se i vetëm ia ka dhënë Trump, presidenti Erdoğan tha se “Fatkeqësisht Palestina aktualisht është vënë në një situatë ashtu sikurse ka qenë Izraeli në vitin 1947. Të më besoni se as ujku nuk e bën një ndërrim të tillë në luftën ujk-dele”.
“Me fitilin e ndezur nga vendimi për Kudsit, SHBA dhe Izraeli së bashku i kanë hapur derën kërcënimeve kundrejt të gjithë njerëzisë. Problemet e tjera të përjetuara në rajonin tonë nuk mund të na bëjnë kurrë as ne dhe as njerëzinë që të harrojmë çështjen e Palestinës”, deklaroi Erdoğan.
Presidenti turk më tej ka shtuar se “SHBA-të duke qëndruar jo në anën e atyre që dëshirojnë paqe por në anën e atyre që e bëjnë të pamundur atë, iu ka lehtësuar punën të gjithë fanatikëve në një periudhë kur kundër terrorizmit po zhvillohet një luftë intensive”.
“Në këtë botë asgjë nuk bëhet me mentalitetin se ‘ja e bëra unë dhe u bë'”, theksoi Erdoğan duke shrehur më tej se “Ju të vetëm mund të merrni një vendim të tillë, por bota nuk përbëhet vetëm nga ju. Sot OKB-ja ka 196 vende anëtare. Unë besoj që padyshim 196 vendet e botës do të mbajnë një qëndrim kundër kësaj”.
Pasi ka vënë theksin se vendet islame nuk do të ndalen kurrë nga kërkesa për një shtet të pavarur dhe sovran të Palestinës me kryeqytet Kudsin, Erdoğan tha se “U bëj thirrje vendeve që të mbrojnë drejtësinë, të drejtën ndërkombëtare të njohin Kudsin si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim”.
“E theksoj edhe njëherë se Kudsi është vija jonë e kuqe”, deklaroi Erdoğan duke shprehur falënderimet për Papën i cili respekton rëndësinë që ka Kudsi për të gjitha besimet.