Arrestohen edhe tre anëtar të grupit që grabitën dyqanin “Rolex” në Bahrein, të cilët kishin kryer veprën e ultë duke u maskuar si gra me, ku të gjithë ishin veshur me veshjen e grave islame që mbulon tërë trupin përfshirë edhe fytyrën.
Me kërkesë të prokurorëve, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka urdhëruar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, për tre të pandehurit që dyshohen se kanë marrë pjesë në vjedhje të armatosura në Mbretërinë e Bahrejnit.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.
Të pandehurit u arrestuan nga Policia e Kosovës më 8 tetor, në bazë të akuzave për shtrëngim dhe sulm të rëndë, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar i cili ka kryer vjedhje të rëndë.
Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës, nën drejtimin e prokurorëve ndërkombëtarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës