Një 21-vjeçar rus rrezikon t’i priten të dy krahët pasi injektoi një locion kimik në formë vaji të përgatitur në shtëpi me qëllim që të frynte muskujt.
Kirill Tereshin, 21 vjeç, nga Pyatigorsk, në perëndim të Rusisë bëri xhiron e botës pak kohë më parë me muskujt e tij si të personazhit të njohur vizatimor Popeye, por tashmë duket se po vuan pasojat tragjike të eksperimentit të tij.
Ish-ushtari i është drejtuar Instagramit, ku ka dhënë lajmin se mjekët e kanë paralajmëruar se rrezikon paralizën dhe amputimin.