ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka dënuar deklaratën e qeverisë amerikane për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“E presim me shqetësim të madh dhe e dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të qeverisë amerikane në të cilën u tha se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se do ta zhvendosin ambasadën në Jerusalem. Ky vendim është shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave relevante të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Çavuşoğlu në rrjetin social Twitter.
Ndryshe, reagimi vjen pak pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha që zyrtarisht ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet.