6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hotel në hapësirë

Më të lexuarat

Çfarë do të mendonit nëse do t’ju thoshin se mund të shihni botën nga një hotel në hapësirë, i cili rrotullimin e tij në orbitë rreth Tokës e bën për 90 minuta?

Nëse mendoni se kjo realizohet vetëm në filmat fantastikoshkencorë, gaboheni, sepse edhe ju mund të jeni një nga mysafirët e hotelit hapësinor për një kohë të shkurtër. Sigurisht, nëse keni para të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet.

Dikur, robotët, makinat fluturuese dhe udhëtimi në hapësirë ishin si një ëndërr për ne. Por, bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus”, të cilin e transmeton Starti, hotelet që merren me turizëm pohojnë se së shpejti ëndrra e hotelit hapësinor do të bëhet realitet.

Deri tani 7 turistë hapësinorë kanë udhëtuar me raketën ruse “Soyuz”. Turistët hapësinorë të së ardhmes do të priten në hapësirë në vitin 2013 dhe 2014 në stacionin hapësinor modular të njohur si “Galactic Suite Space Resort” në Barcelonë.

Krahas kësaj, edhe firma ruse “Orbital Technologies” planifikon të ndërtojë hotelin hapësinor me 4 dhoma në vitin 2016. Autoritetet pohojnë se hoteli është projektuar për persona që dëshirojnë të bëjnë kërkime në hapësirë dhe për të pasurit që dëshirojnë ta vizitojnë.

Ja projektet dhe firmat turistike që planifikojnë të ndërtojnë hotele në hapësirë në të ardhmen:

– “Space Adventures”: kompania mundëson qëndrimin për një kohë të shkurtër në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në orbitën e Tokës. Vizitorët do të transportohen me anë të raketës ruse “Soyuz”. Të gjithë turistët duhet të trajnohen në Rusi si kozmonautë 6 muaj para fluturimit. Kostoja e qëndrimit 7-10 ditë në hapësirë mendohet të jetë 40-50 milionë dollarë. Firma deri sot ka dërguar 7 turistë.

– “Orbital Technologies”: në stacionin hapësinor me katër dhoma do të ketë nga 7 udhëtarë për fluturim. Stacioni i cli mund të përdoret nga turistët si një hotel hapësinor, do të jetë edhe platformë studimi për organizatat shkencore. Deri më tani nuk është dhënë ndonjë deklaratë sa i përket trajnimit hapësinor. Kostoja e qëndrimit 5-ditor është 950 mijë dollarë. Projekti pritet të realizohet në vitin 2016.

– “Bigelow Aerospace”: kompania e krijuar nga gjiganti amerikan i hoteleve Robert Bigelow, zotëron 2 shtëpi eksperimentale në hapësirë. Stacioni hapësinor i firmës “BA330” mund të presë 6 vizitorë. Për të krijuar një kompleks më të madh mund të bashkohen disa shtëpi BA330. Ju mund të përjetoni një përvojë hapësinore për 30 ditë dhe të paguani 23 milionë dollarë. Por, deri tani nuk dihet se kur do të realizohet ky projekt.

– “Galactic Suite”: kompania për projektime hapësinore që ndodhet në Barcelonë të Spanjës dëshiron të ndërtojë një stacion hapësinor të njohur si “Galactic Suite Space Resort”. Kompania pohon se moduli shumë i shpejtë mund të sillet për 90 minuta rreth Tokës dhe kështu do të mund të shohim 16 herë lindjen e Diellit. Kostoja e këtij udhëtimi 3-ditor mendohet të jetë 3 milionë dollarë. Moduli i modifikuar pritet të dërgohet në hapësirë në vitin 2014.

Si do të jetë një ditë e turistëve në hapësirë?

8:45 – Zgjimi.

9:00 – Koha për dush. Dushi i mëngjesit mund të jetë i vështirë në një ambient ku mungon forca tërheqëse e Tokës. Kabinat e përdorura në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor do të mbyllen fort në mënyrë që të mos hyjë aspak ajër, për të thithur më shumë ujë. Edhe hotelet hapësinore do të përdorin një teknologji të ngjashme.

9:30 – Mëngjesi. Tani është gati një mëngjes i mirë, është tharë uji që përmbajnë produktet për t’u transportuar në hapësirë. Kuzhina e hotelit hapësinor mund të përgatisë dhe të ngrohë mëngjesin.

10:00 – Paraditen do ta kaloni duke vëzhguar botën e cila sillet poshtë jush.

14:00 – Për herë të parë do të përjetoni përvojën hapësinore duke veshur veshjet hapësinore dhe ecur në hapësirë. Veshja e njohur si “Galactic Suit” mundëson realizimin e ecjeve hapësinore brenda hotelit. Këto ecje do të zgjasin disa minuta.

19:30 – Ngarkoni në internet fotografitë e bëra gjatë ditës. Kështu familja dhe miqtë tuaj do të mund të shohin se çfarë keni bërë në hotelin hapësinor. Turistëve në hapësirë do t’u mundësohet dhe përdorimi i kompjuterëve nga larg.

22:00 – Koha për gjumë. Sigurisht që duhet pak mjeshtëri të shtrihesh në një vend ku nuk ka force tërheqëse. Ashtu siç mund të përplaseni me pjesë të kabinës, edhe ngritja vazhdimisht në ajër nuk ju lejon të bëni një gjumë të rehatshëm. Për këtë arsye hoteli hapësinor ka gjetur zgjidhjen në çantën e gjumit të montuar në murin e hotelit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit