Dhimbjet e shpinës prekin rreth 70% të njerëzve së paku një herë në jetë dhe shfaqen kryesisht në dekadën e dytë dhe të katërt të jetës.
Shpina juaj është e përbërë nga kockat, nyjat e tyre, disqet intervertebrale, ligamentet dhe muskujt.
Në rast dhimbjeje, një ose disa nga këto struktura mund të jenë të përfshira në lëndim. Dhimbet e shpinës prekin rreth 70% të njerëzve së paku një herë në jetë dhe shfaqen kryesisht në dekadën II dhe IV të jetës.
Përse shfaqen dhimbjet?
Dhimbjet shfaqen si pasojë e një morie problemesh ose gjendjesh shëndetësore sikur janë tendosjet, goditjet e rënda, rrëzimi, tumoret , osteoporozat, etj.
Faktorë tjerë që ndikojnë në dhimbje janë edhe shtatzënia, qëndrimi gjatë në pozitë të njëjtë tek ata që punojnë në zyrë, mbipesha, pjesëmarrja në sport pa ngrohje të muskujve fillimisht, por edhe përdorimi i takave të larta.
Si i vërejmë problemet me shpinë?
Shenjat kryesore janë : dhimbje në shpinën e poshtme dhe në mollaqe, dhimbja mund të jetë djegëse ose me ndjesi shpimi, spazmë muskulare, dhimbja mund të reflektohet edhe përgjatë njërës ose dy këmbëve.
Si t’i parandalojmë këto dhimbje?
Forco dhe zgjat muskujt e shpinës dhe kërdhokullave, uluni duke mbajtur një jastëk prapa shpinës dhe qafës, kur të ngrisni ndonjë objekt nga toka lakoni gjunjët dhe jo kërdhokullat tuaja, objektin që peshoni mbajeni afër trupit, humbni peshën e tepruar, zgjedhni këpucët me kujdes, mundohuni të ecni më shumë dhe t’i shmangeni makinës aq sa është e mundur.
Nëse dhimbjet janë prezente edhe pas 1-2 javësh, kërkoni ndihmën e fizioterapeutit.
(Info Globi/Valentina BIBA-Dushi)
Valentina Biba Dushi është magjistre e fizioterapisë/kohaislame