0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

O Allah më udhëzo në të vërtetën, në të cilën njerëzit nuk janë pajtuar, me lejen tënde, Ti udhëzon atë që do, në rrugën e drejtë

Më të lexuarat

O Allah, më udhëzo në të vërtetën, në të cilën njerëzit nuk janë pajtuar, me lejen Tënde, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë

اللَّهُمَّ اهْدِنِي لِمَا اخْتُلِفَ فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِكَ، إِنَّكَ تَهْدِي مَنْ تَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

(Allahume ihdini lima ihtelefu fihi minel haki bi idhnike, ineke tehdi men tesheu ila siratin mustekim)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është nxjerrur nga fjala e Allahut në suren Bekare, ku thotë: “Allahu, i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetën, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Allahu e shpie në udhë të drejtë atë që don Ai”. Ajeti, 213.

Ngjashëm me këtë lutje është transmetuar në hadithet profetike, sikur që është hadithi ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, fillonte namazin e natën me lutjen: “O Allahu, Zot i Xhibrailit, Mikailit, Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, i Gjithdijshmi i gajbit dhe të dukshmes, Ti gjykon mes robërve në atë që kanë rënë në mospajtim, më udhëzo në të vërtetën, për [farë ata nuk u pajtuan, me lejen Tënde, vërtet, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë”.[1]

Andaj, kjo lutje me këtë vlerë fisnike, e cila përmban synimet më të mëdha, kërkesat më të ngritura, që është kërkimi i njeriut nga Zoti i Lartmadhëruar udhëzimin, mbi të cilin varet shpëtimi në dynja e ahiret, e më pas përmendi arsyen e kësaj kërkese dhe tha: “vërtet, Ti udhëzon atë që do në rrugën e drejtë”. Pra, o Zot, nuk të kam kërkuar këtë gjë madhështore, vetëm për arsyen se në Duart e Tua është udhëzimi dhe përqendrimi, e Ti ia jep kujt të do, unë kërkoj që të më begatosh me udhëzim, udhëzim në dije dhe të qenit i drejtë, udhëzimin e të korrit sukses e të përqendruarit në rrugën e drejtë, në të cilën rrugë nuk ka lakesa në dynja, që të jem i qëndrueshëm në rrugën e ahiretit, në të cilën rrugë kush ka shpëtuar, ka arritur një fitim shumë të madh dhe është udhëzuar në rrugën e drejtë të dynjasë e ahiretit, Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi. Ata janë udhëzuar (në këtë jetë) kah fjala e mirë dhe janë udhëzuar në rrugën e Falenderuesit”. Sureja Haxh, 23-24.

Përktheu Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi me numër, 770.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit