Shteti i El Salavadorit e çon në 105 numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin Twitter, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, konfirmon njohjen e Kosovës nga El Salvadori.
“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.
(m.s/BalkanWeb)/kohaislame