3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Për shkak të robotëve pa punë mund të mbesin 800 milionë persona

Më të lexuarat

Hulumtimi i ri i Institutit McKinsey Global (MGI) tregon se deri në vitin 2030 në mbarë botën për shkak të robotëve pa punë mund të mbesin mes 400 dhe 800 milionë njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të angazhimit gjithnjë e më të madh dhe përdorimit të robotëve në punë të ndryshme, MGI zbatoi hulumtim në 46 vende duke përfshirë rreth 800 profesione. Me këtë rast është konstatuar se çdo i pesti mund të preket nga vendosja e robotëve në botën e biznesit.

Konsiderohet se robotët megjithatë do të përdoren në disa vende të pasura, jo në mbarë botën, ku në këto vende do të ketë përqindje më të madhe të humbjes së vendeve të punës.

Hulumtimi tregon se me këtë problem mund të preket çdo i treti person në vendet e zhvilluara, si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit