8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vajza suedeze e Vehbi Veliajt, pas 7 vitesh në gjykatë fiton atësinë

Më të lexuarat

Pas 7 vitesh zvarritje gjykata shqiptare ka njohur atësinë e shtetases suedeze Anna Nordstrom, vajza jashtë martese e biznesmenit të ndjerë shqiptaro-maqedonas Vehbi Veliaj.

Lajmi është publikuar në profilin personal në Facebook nga gazetari i ABC News, Flamur Vezaj. Ai shkruan se pavarësisht faktit se kishte një vendim të Gjykatës suedeze që i njihte atësinë Nordstrom, Gjykatave shqiptare iu deshen 7 vjet kohë për t’a njohur atësinë prindërore dhe për ta pranuar vendimin.

Sipas Vezajt, përgjatë 7 viteve këtë çështje e shqyrtuan 45 gjyqtarë të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

“Pas 7 vitesh, kësaj vajze ju njoh e drejta Hyjnore, e natyrës dhe e ligjit pa një baba. Ndërsa thekson se pas 7 vitesh sorollatje nëpër dyert e Gjykatave shqiptare, më në fund, tre gjyqtarë të përgjegjshëm: A. Lazaj, R.Panajoti dhe A.Ristani të cilët njohën vendimin e shtetit suedez dhe më në fund u pranua edhe në Shqipëri se shtetasja Anna Nordstrom është vajza e biznesmenit Vehbi Veliaj. Në ditët në vazhdim emrat e 45 gjyqtarëve që me ndërhyrje e më joshje, procedure e arsye më banale zvarritën këtë proces për 7 vite!” – shkruan Vezaj.

Anna Nordstrom më profesion mjeke është vajza e lindur jashtë martese e biznesmenit të ndjerë shqiptaro-maqedonas, Vehbi Veliaj. E njohur nga i ati, ajo hapi prej vitesh një proces gjyqësor në Tiranë për të njohur atësinë e saj të mohuar nga gjykatat shqiptare./lapsi.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit