Thirrja islame
(shfrytëzoi mjetet bashkëkohore)
Allahu, subhanehu ve teala, myslimanëve të këtij shekulli u ka dhënë mundësi të arta për të thirrur njerëzit në fenë e Tij.
Zhvillimi teknologjik ka bërë që me një sustë të dërgosh një letër shumë njerëzve. Madje të gjithë e shohim se si të rinjtë i shfrytëzojnë skajshmërisht këto mundësi për komunikim adoleshent mes tyre. Kurse fatkeqësisht në anën tjetër të pakët janë ata që në mënyrë të vazhdueshme dhe me planifikim paraprak i shfrytëzojnë këto dhunti për ti afruar njerëzit te Allahu, subhanehu ve teala.
Në vijim i paraqesim disa shembuj se si mundet të përdoren rrjetet sociale, telefonat e mençur, grupet dhe forumet e ndryshme, madhe edhe viber grupet.
1- Lajmërimi i ligjëratave islame, tribunave, konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme të thirrjes islame.
2- Përkujtimi i njerëzve për veprat e mira gjatë ditës dhe natës, sikurse është agjërimi i të Hënës dhe të Enjtes, ditëve të Bardha, ditës së Xhuma, etj.
3- Lajme përgëzuese nga bota islame ose lajmërimi i ndonjë ndodhie të rëndësishme për myslimanët.
4- Përkujtimi i myslimanëve për vlerën e disa veprave, lutjeve dhe dhikreve të vlefshme, sikurse vlera e sadakasë, vlera e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes, vlera e dërgimit të salavatit mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në ditën e Xhuma, etj.
Shembuj të disa letrave të shkurtra dhe me vlerë:
– Vëlla i dashur ke shkruar vasietin tënd, testamentin?!
– Kujdes! Vdekja të vjen në befasi, kurse varri është sënduku i veprave tuaja.
– Kur ke lexuar për herë të fundit Kuran? Një pyetje të cilën duhet shpesh t’ia parashtrojmë njëri tjetrit.
– Një ders i ri i filan hoxhës, a ke dëgjuar?
– Thuaj: La ilahe il-lallah!
– Vëlla i dashur! Na mjafton vdekja si këshillues!
– Mos harro! Përmende Allahun!
– Nuk kemi krenari pa fenë Islame!
– Vëlla i dashur! Dije se lumturia e vërtetë qëndron në jetësimin e fesë Islame!
– Allahu Ekber! Allahu Ekber! La ilahe il-lallah! Allahu Ekber! Allahu Ekber ve lilahil-Hamd!
– Po na ik jeta, e ne në gaflet. Zgjohu dhe nisu në vepra të mira, para se vdekja të na befason!
E shumë tjera që mund ti shton secili prej nesh.
Bekir Halimi/ISLAM.MK/kohaislame