Sulmuesi i Bordeaux, Henri Saivet, mendon se Monaco është skuadër taktikisht e përsosur.
Të dielën mbrëma klubi i promovuar në Ligue 1 dhe i përforcuar tej mase këtë verë, do të ndeshet me kampionin në fuqi Paris Saint-Germain.
“Këto janë dy skuadra që shkojnë përpara me ritëm dhe janë të forta në mbrojtje. Janë ekipe të barabarta. Mendoj se Monaco është skuadër e përshtatur më mirë. Ata ishin taktikisht të përsosur (ndaj nesh). Të gjithë luanin si grup, të gjithë mbroheshin bashkë”.
“Nga ana tjetër, opsionet defensive të PSG-së janë mesatare. Mund të mbesin keq (në rast të lëndimeve), derisa Monaco është shumë e fortë në këtë zonë”.
“Falcao lëviz gjithmonë, edhe pse Ibrahimovici është kundërshtari, përkundër kësaj ai mund të jetë shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar 22-vjeçari për L’Equipe. /Telegrafi/Kohaislame.com/