-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Nesër aktgjykimi për Ratko Mladiçin

Më të lexuarat

Nesër, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, do të shpallë vendimin kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, që ngarkohet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

Ratko Mladiç, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politike të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, por që të dy i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

Prokurorët e akuzojnë Ratko Mladiçin për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ai mbahet përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit