4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shtohen “të çmendurit” pas artit islam në Perëndim

Më të lexuarat

E pajisur me një stilolaps shënues, busullë dhe kompas në dorë, Samira Mian qëndron në një klasë para një duzine nxënësish të moshës së rritur, me prejardhje dhe mosha të ndryshme. Në këmbalecin prapa saj shihet një set i ndërlikuar i vijave, të cilat kanë filluar të marrin formën e një modeli gjeometrik, ndërkohë që ajo po u shpjegon nxënësve  për artin e dizajnit islam në Ealing të Londrës perëndimore.

Mian, ish-mësuese e matematikës për 12 vite, morri një vit pushim nga puna për të studiuar gjuhën arabe në Marok, por në vend të kësaj ajo ra në dashuri me gjeometrinë islame dhe nga ajo kohë kjo është bërë edhe profesioni i saj i së ardhmes.

Në klasën e Mianit ka nxënës lokalë, prej atyre të cilët janë tërësisht të rinj në raport me njohjen e artit islam deri tek ata si Ann, e cila ka sjellë një album me foto nga udhëtimi i saj në Afganistan dhe Iran, ku ka kultivuar dashurinë e saj ndaj arkitekturës islame. Pastaj kemi mësuesin e dalë në pension të matematikës me emrin Clive, dhe Tanya-n, e cila është mësuese e fizikës. “Ka shumë njerëz të cilët janë të interesuar, të cilët kanë njohuri themelore për botën e artit dhe të arkitekturës ose në matematikë dhe shkencë”, thotë Mian.

“Ne nuk bëjmë shumë gjëra me duart tona më, punë të cilat kërkojnë saktësi dhe precizitet, por por kjo është diçka me të vërtetë të ofron kënaqësi dhe ka efekt terapeutik”, thotë Mian.

Ka pasur një shtim të interesimit për të mësuar artin e gjeometrisë islame, të cilën Mian e përshkruan si “ringjallje”, deri te artistët e grafitit siç është ai francezo-tunisian eL Seed, i cili përdor shkathtësitë e tij në kaligrafinë arabe duke krijuar “kaligrafiti”, e deri te postimet me Instagram të mozaikëve zellige.

sub-buzz-6591-1471603014-22

“Në fillim kur fillova të postoja në Instagram, nuk kisha shumë ndjekës. Me kohë numri i tyre filloi të rritet dukshëm. Tashmë, gjithë ne që jemi të përfshirë në këtë profesion njohim njëri tjetrin online”, thotë Mian.

Eric Broug, 50-vjeçar artist holandez, i cili është specializuar në artin e gjeometrisë islame për 25 vite dhe ka publikuar libra për dizajn në shumë gjuhë botërore, pajtohet se rrjetet sociale kanë ndikuar në masë të madhe në shpërthimin e interesimit për artin islam. Një kërkim i shpejtë në Instagram tregon se mbi një çerek milion postime kanë etiketën #IslamicArt.

Broug, i cili jeton në Halifax të Yorkshire, ka 14,000 anëtarë në Facebook, organizon punëtori dhe ofron burime edukative falas online, përfshirë edhe mësime në YouTube.

sub-buzz-24298-1473860449-13

Një stolisje e këtillë në të kaluarën ka qenë pjesë e kulturës së përditshme, e cila ka lulëzuar në shekullin e shtatë. Dinastia e Umajadit nga viti 661–750, njihet si periudha formuese e artit islam, sipas Muzeut Met në Nju Jork, e cila ka 12,000 objekte të artit islam që përfshijnë një territor nga Spanja deri në Indi. Më vonë këto forma janë adaptuar nga safavidët në Persi, otomanët në Turqi dhe mughalët në nënkontinentin Indian.

Me qëllim që kjo trashëgimi të jetë e hapur për publikun, Mian ka hapur një qendër arti Open Eiling, e cila ka një kafiteri dhe ndodhet në anën e kundërt të xhamisë, duke shpresuar që kjo të jetë një urë lidhëse për komunitetin.

Që nga pranvera kur ka filluar të mbajë kurset 10-javore, ato kanë vazhduar edhe në qendra tjera të artit, ndërkohë që ajo ka marrë pjesë edhe në festivale të shumta.

Ajo shpreson që të vazhdojë të ndërtojë karrierën e saj të re duke mësuar artin e gjeometrisë në gjithë vendin, dhe thotë: “Ju mund të vlerësoni gjeometrinë islame në nivel të matematikës së sofistikuar, mund të vlerësoni atë në nivel të artit dhe mund ta vlerësoni atë në atë se si përfaqëson natyrën”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit