3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shoqëria që s’lexon

Më të lexuarat

Popull që nuk kupton. Ndaj librit, hezitues, e ndaj dëfrimit, vrapues. Kur prek librin, sprapset, e kur në dëfrim zhytet, zhytet. Vajtues, kur libri blihet, gazmor, kur për aheng e dëfrim thirret. Shoqëri, që fare pak beson.

Pak falënderojnë, nuk janë mirënjohës. Nuk njohin diturinë, dituri, e as etikën, etikë. Nuk njohin as detyrat e as të drejtat. As detyrat e shtëpisë s’i bëjnë. Dhomat me orendi pa libra anekënd i kanë.

Fjala përgjegjësi, akull e ftohtë është për të. Respekti, mall i lirë. Janë të ngutshëm, e të pandërgjegjshëm. Rrëmbyes, aty-për-aty, kur diçka rrëmbejnë. Hapat e tyre janë të ngadaltë, me sy vërdallë, fytyrën shtrembërojnë e zgërdhihen.

Çka dëgjojnë, flasin. Të tmerrshëm, në shpërndarjen e fjalës. Nuk ndihen përgjegjës, e as të thirrur në ruajtjen e besës e të fjalës. Të pandjeshëm nëse kraharorët e të tjerëve provokojnë apo nderin cenojnë.

Nisma, rruga drejt synimit, të parët flasin, e komentojnë, të parët bërtasin e gishtërinjtë kafshojnë. Janë polemizues e llafator. Pa filluar, dështojnë, pa nisur, tradhtojnë. Përballë, pak flasin, me bisht syri, të tyreve kunjin ua tregojnë.

Armike e vetvetes. Penguese. Vajtuese, por jo ndryshuese. Zërin përparues, nuk di ta çmojë. E as vullnetin e njerëzve të mirë të respektojë. Rri e ngujuar, me dëshpërim e mbuluar, flet, e nuk di se ç’thotë. As veten s’e kupton.

Kjo shoqëri, këta njerëz, janë përtacë të njëmendtë. Frikacakë. Turbullues. Çorientues. Janë krenarë pse janë injorantë, dhe këtë s’e ndiejnë. Jo, leximi është art, vëmendje e përkushtim; obligim; dituria, dritë, e drita e Zotit s’i jepet keqbërësve (e injorantëve).Avni Tafili. /pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit