Mos e beso po deshe, por asnjë vend musliman nuk e konsumon alkoolin me shumicë. Thuhet se britanikët janë populli që konsumojmë më tepër alkool, por në fakt, Britania nuk është aspak e radhitur në vendin me varësinë më të madhe të alkoolit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën publike të dhënat në një hartë ku paraqiten të ngjyrosura vendet sipas sasisë së alkoolit që konsumohet mesatarisht në një vit duke nisur nga mosha 15 vjeç e sipër.
Në Rusi, çdo njeri pi mbi 15 litra alkool të pastër në vit, shifër e cila është afërsisht e barabartë me 155 shishe verë në vit ose 1.500 shotsa vodka.
Megjithatë, Rusia nuk është shteti më tapë. Ky nder i keq shkon në Bjellorusi, ku çdo vit konsumohen mesatarisht 17.5 litra alkool për person.
Moldavia dhe Lituania vijnë pas Bjellorusisë dhe dominimi i Bllokut Lindor vazhdon: Rusia renditet e katërta, e ndjekur nga Rumania dhe Ukraina.
Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia të cilat radhiten në dhjetëshen e parë, ndërkohë që Franca renditet në vend të 18-të, Australia në vend të 19-të dhe Irlanda në vendin e 21-të.
Britania është e 25-a. Mesatarisht një britanik konsumon 11.6 litra alkool të pastër në vit – ekuivalente me rreth 119 shishe verë.
SHBA mbetet prapa me 9.2 litra për person që është e barabartë me 920 shotsa Jack Daniels ose 558 shishe 330ml Budweiser.
10 kombet më piajnecë në botë:
Bjellorusia
Moldavia
Lituania
Rusia
Rumania
Ukraina
Andorra
Hungaria
Republika Çeke
Slovakia.