1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Myftiu Tërnava priti ambasadoren e Francës Maryse Daviet

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet..

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren franceze për kontributin e shtetit dhe popullit francez për Kosovën si para luftës pas saj si dhe pas pavarësisë në fushën e shtetndërtimit.

Po ashtu Myftiu Tërnava e njohu ambasadoren për punën e BIK, organizimin e jetës fetare në Kosovë, funksionimin e institucioneve fetare arsimore si dhe të forumeve të BIK.

Ambasadorja Maryse Daviet, falënderoi Myftiun për pritjen dhe për informimin mbi funksionimin e BIK.

Ambasadorja franceze znj. Maryse Daviet çmoj lart edhe rolin e BIK dhe të myftiut Tërnava në ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës e harmonisë ndërfetare në vend./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit