Në të njëjtën kohë me kërcënimet ndërkombëtare për një sulm ushtarak kundër Sirisë, Arabia Saudite i ka përgatitur forcat e saj të armatosura që të jenë në gjendje gatishmërie.
Sipas televizionin Al Alam, opozitarët në Arabinë Saudite pohojnë se ky vend i ka përgatitur të gjitha forcat e saja të sigurisë dhe ka vënë në gatishmëri sistemin antiraketor Patriot pranë objekteve të saj të naftës, që janë burimi më i rëndësishëm i naftës në Gjirin Persik. Një tjetër informacion bën të ditur se në Arabinë Saudite janë sjellë tre sisteme antiraketore, për t’u mbrojtur kundër çdo sulm i mundshëm.