2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Izraeli ndalon hyrjen e eurodeputetëve në vend

Më të lexuarat

GAZA (AA) – Autoritetet izraelite nuk kanë lejuar 7 deputetë evropianë të hyjnë në vend dhe në territoret palestineze me arsyetimin se ata kanë mbështetur fushatën për bojkotimin e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Observatorit Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut me qendër në Gjenevë, Sarah Pritchett në një deklaratë me shkrim ka thënë se qeveria izraelite nuk ka lejuar 7 deputetë evropianë të hyjnë në vend për arsye se ata mbështesin fushatën e bojkotit.

Pritchett tha se përpjekjet e Izraelit për të parandaluar hyrjen e personave ndërkombëtarë në territorin palestinez janë përpjekje për të izoluar palestinezët nga bota dhe për të mbuluar të vërtetat që kanë ndodhur këtu.

Duke kujtuar se Izraeli gushtin e kaluar, nuk ka lejuar hyrjen në vend të Pam Bailey, Sekretares së Përgjithshme të Observatorit Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut, Pritchett tha se dhe në vitet e kaluara të njëjtat presione janë zbatuar ndaj aktivistëve dhe punonjësve të zyrave të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ajo tha se nga Izraeli është rezufuar edhe vizita katër-ditore brenda këtij muaji që deputetët evropianë kërkuan të zhvillonin në Palestinë dhe Izrael.

Në artikullin e gazetës “Haaretz” që botohet në Izrael janë potencuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Aryeh Mahlouf Deri dhe ajo e ministrit të Sigurisë së Brendshme, Gilad Erdan të cilët deklaruan se “Deputetët në fjalë kanë planifikuar të vizitojnë anëtarin e Këshillit qendror të lëvizjes Fatah, Mervan el-Bergusi i cili që nga viti 2002 ndodhet në burg dhe për këtë arsye nuk do të lejohet hyrja e tyre në vend”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit